O sa mister i madh, o e madhja mëshirë
Nga qielli Emanueli na u afrua ne
I Shenjti i gjithësisë, njeri u bë Ai
Vështroi gjithkënd, preku gjithkënd, Krijuesi i madh
I Shenjti i gjithësisë, njeri u bë Ai
Vështroi gjithkënd, preku gjithkënd, njeri Fjala u bë
Kurrë s'mundem ta kuptoj dashurinë pafund të Tij
Këtu mes mëkatarësh, i Shenjti Perëndi
Ai që gjithësia ta mbajë nuk mundet kurrë
Ai u zhvesh, u ul mes nesh njeri mes dhimbjesh
Ai që gjithësia ta mbajë nuk mundet kurrë
Ai u zhvesh, u ul mes nesh, shërbëtor si asnjë mbret
Kaq dashuri të madhe Ai tregoi për ne
Na pa ishim të humbur, veten e Tij s'kurseu
I varur në një kryq Ai mbarti fajin tim
Hoqi e vdiq në qiell u ngrit, lavdisë së Atit
I varur në një kryq Ai mbarti fajin tim
Hoqi e vdiq në qiell u ngrit, i lirë unë jam tani
Çfarë mundem t'i dhuroj sot unë Shpëtimtarit tim
Çfarë shume mund ta shlyej' gjakun e shtrenjtë të Tij
Ai do që gjithë besimin ta kenë në Jezusin
Vetëm kështu Ai pranon kushtim nga zemra jonë
Ai do që gjithë besimin ta kenë në Jezusin
Vetëm kështu, Ai pranon lavd'rimin që i çojmë