Kur s'i qesh buza buzëqeshjes
Kur dhe vetmia zë vetmohet
Ti rri ngujuar brenda heshtjes
Po tjetërkush për ty ngujohet
Je gjeth i degës hijerëndë
Je dru i pyllit që nuk sos
Nga zëra njerëzish rrafsh iu shembën
Të moçmit mure Jerikosë
Dil, sa pa rënë nata e gjatë
Sa pa të marrë Harrimi osh
Në këtë botë të pamatë
Të rrosh përkthehet: Të luftosh!
Dikush për ty përbluan urinë
Mos ndjejnë uri as zogjtë as ti
Ti-një shushamë një suferinë-
Ngujuar brenda vetes rri